Mungojnë deputetët, shtyhet për në ora 16:00 seanca për lojërat e fatit
Për shkak të mungesës së deputetëve, dhe mos pasjes së kuorumit të mjaftueshëm seanca e jashtëzakonshme për projektligjin e lojërave të fatit është shtyer për në ora 16:00.
Kryeministri, Ramush Haradianaj në fjalën e tij tha se qeveria që ai drejton, ka mbajtur fjalën dhe ashtu siç është deklaruar në seancës e javës së kaluar, e ka pruar para Kuvendit, projektligjin për mbylljen e lojërave të fatit brenda një afati të shkurt kohor.
Sipas tij, me këtë ndalohet gjitha veprimtarit e lojërave të fatit, përveç të lotarisë së Kosovës.
Për këtë arsye, shefi i ekzekutivit i bëri thirrje deputetëve që të votojnë këtë projektligj. /kp/Telegrafi/