Site icon Telegrafi

Mungoi në raportim në Komisionin për Mbikëqyrje të Financave, arsyetohet ministri Aliu

Foto: Arkiv

Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike u përcoll sot me përplasje mes pozitës dhe opozitës, megjithëse ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu mungoi në raportim.

Ministri Liburn Aliu ka theksuar se nuk ka mundur të marrë pjesë në raportim, për shkak të agjendës, transmeton Telegrafi.

“Kam njoftuar paraprakisht anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, që për shkak të agjendës së ngarkuar me punë, sot do e kem të pamundur të marrë pjesë në mbledhjen e komisionit”, thotë ai.

Lexo po ashtu Çështja e pronave dhe 53 milionë eurove përplas deputetët Thaçi e Bytyqi në Komision

Megjithatë, Aliu ka shtuar se e sheh të rëndësishëm raportimin e tij në komision.

“Pjesëmarrjen në këtë komision e shoh si detyrë të rëndësishme në angazhimin tim publik dhe politik, në këtë drejtim rikonfirmoj gatishmërinë time për të marrë pjesë në mbledhjen e ardhshme të këtij komisioni posa të koordinohemi të dyja palët bashkë”./Telegrafi/

Exit mobile version