Telegrafi

Mungoi në festën e titullit dhe në fitoren e madhe ndaj Man Cityt, Ancelotti ‘hedh dritë’ mbi fatin e Gareth Bale

Carlo Ancelotti ka folur për javën që ishte e jashtëzakonshme për Real Madridin që kishin dy festime të mëdha, por në asnjërën prej tyre nuk ishte i pranishëm Gareth Bale.

Los Blancos festuan titullin e kampionit në La Liga, ndërsa pas disa ditësh kishin një rikthim të madh në Ligën e Kampionëve ndaj Manchester Cityt, por Gareth Bale nuk u pa askund, kështu që trajneri u pyet nëse sulmuesi është i shkëputur nga pjesa tjetër e skuadrës.

“Ai nuk ishte aty sepse nuk mund të lëvizte, jo sepse është i largët (me skuadrën)”.

“Të gjithë lojtarët kujdesen për Bale dhe ai kujdeset për ta, por ai nuk ishte aty sepse nuk mund të ishte atje”.

“Ai kishte një problem me shpinën dhe është e vështirë të lëvizësh kur kjo ndodh. E di. Më ka ndodhur edhe mua”, ka thënë Ancelotti.

Real Madridi ka kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve ku do të takohet me Liverpoolin. /Telegrafi/