Patris Berisha, instrumentisti i njohur i Filharmonisë së Kosovës ka qenë shumë i përfolur muajt e fundit, kjo për shkak të lidhjes së tij me këngëtaren Tuna, që tashmë duket se është konfirmuar.
Ai ka filluar të ketë edhe shumë ndjekës në rrjetet sociale, të cilët duan të përcjellin hap pas hapi ngjarjet e tij të fundit në jetën private, duke i uruar kështu mirëseardhjen në ‘botën’ e showbizit.
Djaloshi, i cili tash e një kohë ndaj jetën e tij mes fitnesit dhe muzikës, ka shpërndarë një fotografi në llogarinë personale në Facebook, ku shfaqte qenushi i tij Bodan, për të cilin thotë se i mungon shumë.
Ai nuk ka bërë të ditur shkaqet pse nuk është më pranë qenit të tij, por thjeshtë ka treguar me mall se si ai e priste në shtëpi, deri sa të mbaronte koncerti. /Telegrafi/