Këngëtarja Beatrix Ramosaj është mjaft e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.
Ajo ndan thuajse çdo ditë me fansat fotografi dhe video nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në Instagram Story, në mbishkrimin e së cilës ka treguar se ka dy muaj që nuk po e ndjen më mungesën e cigares.
“Dy muaj pa cigare”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotos, gjersa ka treguar se ia ka arritur të largohet me sukses nga një ves tillë.
Beatrix para dy muajve kishte treguar përmes një statusi në Facebook, se duhani kishte kaluar në një mani shumë ekstreme për të, madje aq sa të harxhonte edhe dy pako në ditë.
Mirëpo, kur këngëtarja shikoi se çfarë po ndodhte rreth vetes së saj, i tha “Stop” një dukurie të tillë, dhe tani pas dy muajve ajo ndjehet shumë më mire. /Telegrafi/