Timo Werner është shumë afër të largohet nga Chelsea, pasi këta të fundit nuk e shohin në planet e tyre.
Thomas Tuchel e ka informuar bashkëkombësin e tij se është i lirë të kërkojë një klub të ri, raporton Mirror.
Werner nuk ka bindur në “Stamford Bridge”, që kur u transferuar prej Rasenball Sport Leipzig dhe tani është buzë largimit.
Juventusi thuhet se po e shikon mundësinë e transferimit të tij, derisa në ofertë mund të përfshijë Adrien Rabiotin.
Chelsea thuhet se është e hapur për një shkëmbim të tillë, por që ende nuk ka lëvizje konkrete nga të dyja palët.
The Blues po ashtu e përfshinë sulmuesin edhe në Mukielen e Leipzigut, që e ka kompletuar tashmë marrëveshjen me Paris Saint-Germainin. /Telegrafi/