Telegrafi

Kuvendi i Kosovës nuk ka kuorum për Marrëveshjen me Bankën Evropiane për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10

Ka nisur të mbahet vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës, ndërsa në mungesë kuorumi nuk u miratua Projektligji për Ratifikimin e Amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10.

Kryesuesja e seancës, Saranda Bogujevci tha se kjo pikë e rendit të ditës shtyhet për më vonë.

Ndryshe, Instituti Demokratik i Kosovës i ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë katër marrëveshjet ndërkombëtare të cilat nuk arritën të miratohen në seancat e kaluara në mungesë të kuorumit

KDI thekson se meqë ratifikimi i marrëveshje ndërkombëtare kërkon 2/3 e votave të deputetëve, kjo nënkupton se nevojitet pajtueshmëri më e gjerë në mes të grupeve parlamentare për t’i miratuar ato. /Telegrafi/