Telegrafi

Mungesë infermieresh në gjitha spitalet në Maqedoni

Institucionet shëndetësore po luftojnë me problemin e mungesës së infermiereve, teknikëve dhe gjinekologëve, ndërsa shoqatat e tyre thonë se me vite nuk mund të sigurojnë të drejtat e tyre.

Në Maqedoni ka rreth 10 mijë motra medicinale, teknikë dhe gjinekologe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në spitalet në vend po mbyllen departamente të ndryshme pasi nuk ka kuadër të mjaftueshëm. Dy ditë më parë, reparti i Hematologjisë në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup ishte mbyll për shkak të mungesës së kuadrit të infermierëve.

Pacientët e këtij reparti u transferuan në Onkologji dhe Endokrinologji, duke qëndruar dy persona në një dhomë, edhe pse një gjë e tillë është e palejueshme.

Kjo Klinikë ka nevojë për punësimin e të paktën 100 infermierëve për normalizimin e gjendjes. Por, edhe tre javë nga paraqitja e kërkesës, ende nuk ka asnjë përgjigje nga dikasteri i Shëndetësisë./Telegrafi/