Në fakt, në Microsoft pohojnë se deri në fund të dhjetorit kanë mbetur pa numër të mjaftueshëm të konzolave, dhe për këtë sigurisht nuk do të janë në gjendje të fitojnë pozitën në treg.
Sipas vlerësimeve të pavarura, Microsoft në dhjetor ka shitur rreth 2.5 milionë Xbox 360, që është rritje prej 91 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Mirëpo ende udhëheq Nintendo Wii, i cili është shitur në rreth 2.6 milionë njësi.
Në Microsoft po ashtu theksojnë se problemi me dërgesën e numrit të mjaftueshëm të Xbox 360 do të vazhdojë edhe gjatë janarit e shkurtit. /Telegrafi/