Site icon Telegrafi

Mungesë e sheqerit në disa pjesë të Serbisë, edhe pse Vuçiq tha se “historia rreth kësaj çështje ka marrë fund”

Të hënën dhe të martën në Leskovc të Serbisë thuhet se nuk ka pasur sheqer “as për ilaç”.

Madje, sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, shitësit nuk e dinë as nëse do të vijë dhe kur do të ketë ngarkesa të tjera.

Siç thuhet më tej, këto gjëra ushqimore nuk gjenden as në dyqanet e mëdha, ndërsa shfaqen në mënyrë sporadike në disa dyqane të tjera.

Ndërsa kur u pyetën, tregtarët e atij qyteti, nëse kërkesa e madhe e klientëve i kishte zbrazur raftet me sheqer, ata thanë se nuk kishte nxitim dhe se mendojnë se problemi është shkaktuar nga furnitorët.

Një raportim i tillë nga mediat serbe vjen në kohën kur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se “historia për mungesën e sheqerit ka marrë fund” dhe se ka mjaftueshëm.

Në këtë kontekst, ndonëse nuk flet për mungesë totale, sandzakpress.net shkruan se në raftet e rrjeteve me pakicë dhe dyqaneve në Novi Pazar ka shumë pak nga ky produkt. /Telegrafi/

Exit mobile version