Kosova e ka nisur mbarë në eliminatoret e Euro 2020, duke tubuar tetë pikë në katër ndeshje.
Edhe pse kishte mungesa të mëdha si Milot Rashica, Hekuran Kryeziu, Herolind Shala, Arbër Zeneli dhe Benjamin Kololli, ekipi mori fitore ndaj Çekisë me rezultat 2-1.
“Dardanët” të martën do të luajnë në Southampton ndaj Anglisë, ku lojtarët e njëjtë mungojnë sërish.
Trajneri Bernard Challandes e ka pranuar se këta yje mungojnë, por beson në lojtarët që e ka.
“Kemi shumë lojtarë të lënduar, por kemi zëvendësues dhe kjo është e qartë”.
“Sa i përket Valon Berishës, ai është i gatshëm plotësisht”, ka thënë Challandes. /Telegrafi/