Site icon Telegrafi

Mungesat e shumta të Realit në ndeshjen ndaj Betisit

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, i ka zgjedhur 19 lojtarët e tij për ndeshjen e të shtunës ndaj Real Betis në Santiago Bernabeu.

Në ndërkohë, legjenda franceze vazhdon të ketë mungesa të shumta në përzgjedhje për shkak se disa lojtarë nuk janë në dispozicion.

Gareth Bale, Lucas Vazquez dhe James Rodriguez, janë në mesin e futbollistëve që nuk janë përfshirë për ndeshjen e kësaj fundjave.

Lexo po ashtu Zidane: Vinicius Jr është e ardhmja e Realit, ai është në planet e mia

Nga ana tjetër, Vinicius Jr. është kthyer në skuadër pas mungesës në ndeshjen e të mërkurës ndaj Leganes dhe do ta ketë mundësin që t’i tregojë vlerat e tij ndaj Betisit.

Gareth Bale dhe Zinedine Zidane (Foto: Handout/UEFA via Getty Images/Guliver)

James dhe Bale nuk janë përzgjedhur e as që janë stërvitur me skuadrën gjatë javës, derisa mungojnë edhe Alvaro Odriozola, Lucas Vazquez, Brahim Diaz e Mariano Diaz.

Po ashtu, nuk janë përfshirë edhe Marco Asensio dhe Nacho, të cilët nuk mund të luajnë për shkak të lëndimeve. /Telegrafi/

Exit mobile version