Site icon Telegrafi

Mungesat e shumta nuk e ndalin Borussia Dortmundin, merr fitoren e radhës për të qëndruar në kontakt me kreun

Borussia Dortmund ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Koln me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 10-të në Bundesliga.

Milionerët në këtë ndeshje vinin pas shumë nga lojtarët kryesorë si Erling Haaland, Gio Reyna, Rafael Guerreiro, Mahmoud Dahoud e Emre Can.

Kjo bëri që Dortmund të mos kishte edhe aq shumë raste.

Por në rastin e parë serioz në pjesën e parë, ata gjen rrjetën, kur Jude Bellingham asistoi te Thorgan Hazard që shënoi për 1-0.

Klon u mundua të rikthehej në pjesën e dytë me dy raste të mira, por Anthony Modeste nuk ishte i saktë.

Në minutën e 64-të, Borussia Dortmund ngriti epërsinë në 2-0, pasi Julian Brandt asistoi te Sreffen Tigges që gjeti rrjetën.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Borussia Dortmund mori fitoren e tetë sezonale, që e mban në vendin e dytë me 24 pikë, një më pak se Bayern Munich. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore
Exit mobile version