Përzgjedhësi i përfaqësueses shqiptare, Albert Bunjaku, ka thënë se mungesat e Enis Alushit dhe Loret Sadikut janë të mëdha për skuadrën.
Ishte gazetari i Telegrafit, Betim Zeqiri, ai që në konferencën për shtyp e pyeti Bunjakun për mungesën e Loret Sadikut.
Bunjaku shtoi se ekziston ende problemi me FIFA-n sa i përket Sadikut, teksa mungesën e tij dhe të Alushit ai i cilësoi si të mëdha.
“Mungesa edhe e Enis Alushit i cili mori karton të verdhë është e madhe për neve. Ashtu është rasti edhe te Loret Sadikut. Jemi edhe në pritje të një përgjigje nga FIFA për Loretin. Shpresoj dhe besoj se lojën tjetër ndaj Turqisë ai do të jetë me neve”, theksoi Bunjaku.
Kosova e pret Islandën të premtën nga ora 20:45 në kuadër të kualifikimeve për botërorin, Rusia 2018. /Telegrafi/