Telegrafi

Mungesa të shumta në ndeshjen Sunderland-Chelsea

Sunderland dhe Chelsea do të takohen sonte në kuadër të Ligës Premier.

Te dyja skuadrat kanë lojtarët e lënduar ndërsa kjo do të paraqet probleme për Antonio Conten dhe David Moyes.

Te Sunderlandi pritet të mungojnë gjashtë lojtarë të tillë si, Cattermole, Gooch, McNair, Ndong, Rodwell dhe Watmore, ndërsa pritet të luajë mesfushori shqiptar Adnan Januzaj, transmeton Telegrafi

Te skuadra londineze nuk pritet të luajë Eden Hazar, John Terry dhe Kourt Zouma.

Ndryshe, takimi do të fillojë në ora 20:45 dhe zhvillohet në stadiumin “Stadium of Light”. /Telegrafi/