Telegrafi

Mungesa e vitaminës D, tepër e rrezikshme për shëndetin

Ky studim, në mënyrë të padiskutueshme ka treguar se kjo vitaminë luan rol të rëndësishëm edhe në kujdesin ndaj sistemit kardiovaskular. Mungesa e nivelit optimal të vitaminës D në organizëm shton rrezikun nga tromboza për 40%, rrezikun nga infarkti për 64%, rrezikun nga vdekja e hershme për 57% si dhe vdekjen nga sëmundjet e zemrës madje për 81%.

Sëmundjet e zemrës, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, janë shkaktari kryesor i vdekjes së hershme të njerëzve nëpër botë.

Mënyra më e thjeshtë të arrini sasi të mjaftueshme të vitaminave D, përveç ushqimit, është përmes rrezeve të diellit, por kjo nuk do të thotë se duhet t’i ekspozoheni diellit, derisa lëkura të skuqet, sepse kështu vetëm sa rrezikoheni nga kanceri i lëkurës.
/Telegrafi/