Telegrafi

Mungesa e vitaminës D te nënat dhe të porsalindurit

Për nevojat e studimit është përcjellë niveli i vitaminës D në gjakun e nënave dhe të porsalindurve në 72 orët e para pas lindjes së foshnjës.

Hulumtuesit tregojnë se mungesë e vitaminës D është vërejtur edhe te 30% e shtatzënave, të cilat në tremujorin e fundit të shtatzënisë kishin marrë vitaminë D në formë tabletash nga pesë herë në javë.

Nivel më i ulët i vitaminës D është vërejtur te foshnjat, nënat e të cilave po ashtu kishin pasur mungesë të kësaj vitamine.

Për më shumë nivel të ulët të vitaminës D kanë pasur edhe foshnjat nënat e të cilave kishin mbipeshë, si dhe ato që kishin lindur në muajt e dimrit.