Telegrafi

Mungesa e vitaminës B12, zvogëlim i trurit

Një studim i ri britanik sugjeron se sasia e pamjaftueshme e vitaminës B12 në gjak te të moshuarit shkakton zvogëlimin e masës trunore.

Këto pohime ata i bazojnë në një studim pesëvjeçar me disa qindra të moshuar, të moshë mbi 70-vjeçare, i cili ka treguar se personat të cilët kishin pasur nivele më të ulëta të vitaminës B12 në gjak, kishin pasur vëllim më të vogël trunor.