Vitamina B12 përfshihet në krijimin e qelizave të kuqe të gjakut, duke e mbajtur sistemin nervor të shëndetshëm dhe duke liruar energji nga ushqimi.
Mungesa e kësaj vitamine mund të shpijë në anemi – sëmundje e cila karakterizohet kur keni nivele më të ulëta të qelizave të kuqe të gjakut sesa normalja, ose keni një sasi anormale të ulët të hemoglobinës në secilën qelizë të kuqe të gjakut, transmeton Telegrafi.
Mungesa e vitaminës B12 gjithashtu shkakton që trupi të prodhojë qeliza të mëdha të gjakut të cilat nuk mund të funksionojnë siç duhet. Kjo mungesë zakonisht sjell shumë simptoma, dhe zakonisht zhvillohet dhe mund të keqësohen nëse nuk trajtohet.
Një prej simptomave të zakonshme të mungesës së vitaminës B12 janë dhimbjet e kokës.
Dhimbjet e kokës din të shfaqen nga shkaktarë të ndryshëm dhe shpeshherë nuk janë shenjë e diçkaje serioze.
Por, nëse keni shumë shpesh dhimbje koke, atëherë duhet të kontrolloheni sepse mund të jenë simptomë e ndonjë problemi shëndetësor.
Simptomat tjera të vitaminës B12 përfshijnë një gjuhë të kuqe dhe të tharë, ulcera në gojë, dhe ndryshime në mënyrën si ecni dhe lëvizni.
Shikimi i dobët dhe depresioni janë gjithashtu shenja të mungesës së kësaj vitamine.
Ndër tjerash, simptomat e anemisë përfshijnë lodhjen ekstreme, mungesën e energjisë, problemet me frymëmarrje, lëkurën e zverdhur, humbjen e apetit dhe humbjen e peshës.
Burime të mira të vitaminës B12 janë mishi, salmoni, qumështi, vezët, produktet e sojës, etj. /Telegrafi/