Telegrafi

Mungesa e ujit, rrezikon prodhimin e energjisë në Kosovë

Si pasojë e këtij problemi është rënduar edhe furnizimi me energji elektrike, edhepse deri në momentin e uljes së prodhimit nuk kishte reduktime për asnjë kategori.

" Ky problem është evituar rreth orës 16:30 minuta. Me këtë rast KEK falënderon punëtorët dhe menaxhmentin e Hidrosistemit Ibër- Lepenc për angazhimin e tyre për ta stabilizuar situatën. Pas evitimit të problemit blloqet e TC “Kosova B” kanë filluar me operim normal", thuhet ne nje komunikate.

Furnizimi me energji elektrike pritet të jetë stabil, krejtësisht pas futjes në sistem të njësisë A5, që është ndalur nga puna të premten./telegrafi/