Një studim i realizuar te 2.000 persona me moshë mbi 65 vjeç, tregon lidhshmërinë ndërmjet nivelit të ulët të selenit në gjak dhe anemisë.
Rezultatet kanë treguar se anemia ishte e pranishme te 13% e pjesëmarrësve në studim, të cilët krahas personave të shëndoshë kishin pasur nivel më të ulët të selenit.
Autorët e studimit të botuar bë revistën “European Journal of Clinical Nutrition” thonë se aktualisht nuk dihet mekanizmi biologjik i kësaj lidhshmërie, ndërsa shpresojnë se me anë të hulumtimeve të mëtutjeshme do të provojnë nëse me anë të rregullimit të statusit nutritiv të selenit do të përmirësohet gjendja anemike e personave të moshuar.