Site icon Telegrafi

Mungesa e seksit është kërcënim për shëndetin te personat mbi moshën 50-vjeçare – meshkujt deri në 63% më të rrezikuar nga kanceri

Nuk është e pazakontë që çiftet e martuara pas një moshe të caktuar ta humbasin pasionin në dhomën e fjetjes.

Por, personat mbi moshën 50-vjeçare që nuk janë aktivë seksualisht, duhet ta kenë parasysh se kjo mund të jetë shumë e dëmshme për shëndetin e tyre, transmeton Telegrafi.

Një studim me mbi 5,000 persona ka zbuluar se meshkujt të cilët bëjnë pak seks pas moshës 50-vjeçare, kanë një rritje të rrezikut të sëmundjeve serioze deri në 63%.

Femrat janë 64% më të prira të raportojnë për shëndet të dobët nëse bëjnë seks rrallë, por nuk kanë rritje të rrezikut të sëmundjeve serioze.

Ekspertët thonë se ata të moshës së mesme duhet t’i mbajnë në mend përfitimet shëndetësore të një nate me pasion, ku mund t’i djegin deri në 85 kalori dhe të lirojnë endorfine të cilat e forcojnë sistemin e imunitetin dhe i bëjnë të ndihen mirë.

Shkencëtarët po ashtu kanë treguar se meshkujt të cilët bëjnë rrallë se janë deri në 63% më të prirë të diagnostikohen me kancer dhe 41% më të prirë të sëmuren me ndonjë sëmundje afatgjate.

Vlen të ceket se ky studim është publikuar në revistën “Archives of Sexual Behaviour”. /Telegrafi/

Exit mobile version