Të gjithë u habitën kur Shanina Shaik nuk ia doli të bëhej pjesë e evenimentit të Victoria’s Secret në Paris, por bukuroshja është sërish në qendër të vëmendjes.
Arsyeja për këtë është fakti se modelja australiane është përfshirë në fushatën më të re të kompanisë së të brendshmeve “Love and Lemons”, transmeton TCH.
25-vjeçarja duket shumë joshëse me bikini duke treguar se është në formë shumë të mirë.
Shanina ka marrë pjesë ne evenimentet e “Victoria’s Secret” në vitet 2013, 2014 dhe 2015, prandaj mungesa e saj është ndier këtë vit në spektaklin e Parisit.