Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar konsumatorët se në Suharekë dhe në disa fshatra të martën do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.
Sipas njoftimit një gjë e tillë ndodh për shkak të mungesës së energjisë elektrike që furnizon stacionin e pompave “Pusi i Atit” në Suharekë, raporton Telegrafi.
“Pa furnizim me ujë do të mbesin këto zona: Suhareka, Shiroka, Gjinovci, Gelancë, Leshan, Tërnje, Neprebisht. Furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas rikthimit të energjisë elektrike”, thuhet në njoftim, teksa kërkohet edhe mirëkuptimi i konsumatorëve. /Telegrafi/