Hidrocentralet mbi kaskadën e Drinit po përballen me ulje të niveleve për shkak të mungesës së gjatë të reshjeve përgjatë stinës së verës.
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) bën të ditur për ATSH-në se, aktualisht niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës është 270.69 metra, afërsisht 3 metra më pak sesa mesatarja në ketë periudhë në hidrocentral.
Prurjet në hidrocentral janë në kuotën e 40 metër/kub për sekondë. Ndërkohë prodhimi ditor llogaritet 1990 MWh.
Në Koman niveli është në kuotën e 170.71 metra, nga 175.5 metra që është pika maksimale.
Prurjet në këtë HEC llogariten 15 metër kub për sekondë. Prodhimi ditor llogaritet 3400 MWh.
Në hidrocentralin e Vaut të Dejës, niveli i liqenit është në kuotën e 73.28 metrave nga 76 m që është kuota maksimale. Në këtë hidrocentral prurjet janë minimale, vetëm 7 metër kub për sekondë. Prodhimi aktual në këtë hidrocentral llogaritet 2160 MWh./ATSH