Gazeta italiane “La Republica” ka bërë me dije sot një lajm, sesi në rajonin e Venetos në Itali, mjekët në pension janë ftuar të kthehen në punë.
Arsyeja, sipas mediave të huaja, përcjell bw, sepse ka mungesë të stafit mjekësor.
Guvernatori i Venetos Luca Zaia, ka deklaruar se kjo masë do të qëndrojë në fuqi derisa të zgjidhet problemi.
Aktualisht, në rajonin verior të Venetos në Itali kërkohen 1300 mjekë dhe në konkursin e fundit të spitaleve paraqitën kërkesat për punë për pozicionet rreth 10 kandidatë.