Për shkak të problemeve në industrinë OLED, Apple mund të detyrohet të prodhojë gjithsej 3-4 milionë pajisje iPhone 8 deri në shtator.
Digitimes pohon se dërgesat e iPhone do të kufizohen për shkak të mungesës së rezervave.
Pritet që iPhone 8 të jetë përditësimi më i madh i telefonave në historinë e brendit, transmeton KosovaPress.
Telefoni pritet të ketë dizajn pa skaje rreth ekranit dhe panel OLED 5.8 inç. Ky do të jetë telefoni i parë i Apple, i cili do të përdorë ekranin OLED.
Për shkak të rezervave të ulëta, Apple do të ketë probleme që të realizojë porositë e planifikuara prej 50-60 milionë modele të reja iPhone me ekran OLED, siç pohojnë burime të afërta të furnizuesve me kompaninë nga Kupertino.