Telegrafi

Mungesa e McCain shtyn votimin e Ligjit për shëndetësinë

Mungesa e republikanit, John McCain në Senat, për shkak të një ndërhyrje kirurgjikale, ka sjellë një shtyrje të votimit të Ligjit për shëndetësinë, për të cilin vota e tij është shumë e nevojshme, raporton AFP.

Senati amerikan, është Dhoma e Lartë e Kongresit me vetëm 100 vende, dy për secilin prej 50 shteteve federale.

Maxhorancat zakonisht këtu janë shumë të ngushta dhe diferenca mes miratimit dhe hedhjes së një teksti mund të varet shpesh vetëm nga një votë.

John McCain, 80 vjeç, është një prej 52 senatorëve të maxhorancës republikane.

Grupi demokrat numëron 48 anëtarë.

Në votimin e fundit dy republikanë i janë kundërvënë tekstit mbi shëndetësinë, kjo e bën edhe më të nevojshme mbështetjen nga 50 të tjetër.