Marcos Llorente, Dani Ceballos e Sergio Reguilon mund të largohen nga Real Madridi në kërkim të klubeve ku mund të luajnë më shumë.
Marca bën të ditur me rikthimin e Zinedine Zidane, tre futbollistët e përmendur nuk do të kenë hapësirë për të luajtur, prandaj pritet ta vazhdojnë karrierën diku tjetër.
Llorente dhe Reguilon kanë luajtur nën drejtimin e Santiago Solarit, mirëpo me kthimin e legjendës franceze, ata nuk kanë minutazh.
Po ashtu, edhe Ceballos nuk bën pjesë në planet e trajnerit, prandaj ka pranuar se mund të largohet.
Pritet të shihet nëse largimet do të jenë të përhershme, apo në formë huazimi. /Telegrafi/