Telegrafi

Mungesa e Ligjit të Letrave me vlerë pamundëson kthimin e mjeteve

Në anën tjetër, zyrtarë në Ministrinë e Financave pohojnë se në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, ky projektligj do të dërgohet në Qeveri.

Mbi 520 milionë euro është shuma e mbledhur nga shitja e ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë. Por, kjo vlerë e mjeteve vazhdon të mbetet e pashfrytëzuar.

Disa nga këto mjete mbahen në banka të ndryshme të Bashkimit Evropian, kurse pjesa tjetër mbahet e ngrirë në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.

Drejtues të Agjencisë Kosovare të Privatizimit thonë se kanë kërkuar në vazhdimësi që Fondet e Mirëbesimit të kthehen në funksion të tregut financiar të Kosovës. /Telegrafi/