Telegrafi

Mungesa e kuorumit e pamundëson votimin e dy projektligjeve

Mungesa e kuorumit në Kuvendin e Kosovës ka bërë që mos të kalojë Projektligji për arsimin e lartë, dhe ai për tatimin mbi vlerën e shtuar.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi për Projektligjin e arsimit të lartë ka deklaruar se përmes tij do të krijohet bazë për rregullimin, funksionalizimin e arsimit  të lartë në Kosovë.

Arbërie Nagavci, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka konsideruar se ky ligj ka mangësi dhe synon vendosjen e kontrollit politik dhe jo mbikëqyrje publike të arsimit të lartë.

Në pjesën e dytë të seancës të sotme plenare me kërkesë të sponsorizuarave është  vendosur që nga rendi i ditës të largohen dy kërkesat e deputetit Faton Topalli. Këto dy pika u shtyn për  seancën e radhë.