Site icon Telegrafi

Mungesa e Kantes ndaj Cityt erdhi pasi atij i ra të fikët në stërvitjen e fundit

N'Golo Kante dhe Cesar Azpilicueta para ndeshjes ndaj Interit në International Champions Cup (Foto: Getty Images for ICC)

N’Golo Kante kishte shqetësuar te gjithë te Chelsea dy ditë para ndeshjes ndaj Manchester Cityt.

Mesfushorit francez i ra të fikët në stërvitjen e të premtes duke frikësuar të gjithë lojtarët dhe stafin.

Lexo po ashtu Paraqitja e Chelseat ndaj Man Cityt cilësohet si anti-futboll dhe njëra nga më të dobëta në histori, futbollistët e Bluve ecnin në fushë dhe nuk e donin topin   

Sipas The Telegraph, për fat të mirë mjekët e skuadrës intervenuan në sekonda dhe çdo gjë kaloi pa ndonjë problem.

Kante iu kthye stërvitjes të hënën, por u stërvitë i vetëm.

Victor Moses së bashku me N’Golo Kante duke ecur drejt fushës stërvitore (Foto: Getty Images)

Francezi është dërguar nga klubi te një specialist dhe ka bërë të gjithat analizat dhe testet e mundshme.

Lexo po ashtu Prokuroi i habitur nga mënyra e vdekjes të një sportisti si Astori, por specialisti i mjekësisë sportive u përgjigjet të gjitha pyetjeve që janë ngritur para autopsisë

Nga kjo vizitë Kantes i është dhënë dritë e gjelbër për të vazhduar karrierën si futbollist pasi nuk ka asgjë shqetësuese.

26-vjeçari nuk luajti ndaj Man Cityt dhe në vend të tij në mesfushë luajti Cesc Fabregas. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=XEc5oGaY_JU

Exit mobile version