Telegrafi

Mungesa e gjumit, prirje për ushqimet e yndyrshme

Revista profesionale mjekësore "Psychoneuroendocrinology" shkruan se si kjo dukuri lidhej drejtpërsëdrejti me shtimin në peshë te 16 pjesëmarrësit në studim.

Shkencëtarët nga Universiteti në Upsala thonë se te animi kah marrja e një numri më të madh të kalorive në studim nuk ka ndikuar ndjenja e ngopjes te pjesëmarrësit, e as sasia e ushqimit tanimë të konsumuar.

Analizat shtesë kanë treguar se si mungesa e gjumit kishte çuar deri te ndryshimi i aktivitetit të pjesës së trurit, e cila është përgjegjëse për kontrollimin e nevojës për marrjen e ushqimit të yndyrshëm. /Telegrafi/