Telegrafi

Mungesa e gjumit dhe hipertensioni

Studimi pesëvjeçar i realizuar nga Universiteti i Chicagos, në të cilin janë përfshirë 578 pjesëmarrës me moshë mesatare 40 vjeç, ka treguar se shkurtimi i kohës së gjumit është i lidhur me rritjen gjithnjë më të madhe të rrezikut për hipertension.

Nga ana tjetër studimet e realizuara te fëmijët, kanë treguar se mungesa e gjumit është e lidhur me prirjen më të madhe për mbipeshë dhe depresion në jetën e mëvonshme.

Ndërsa personat e moshuar të cilët flenë pak janë të rrezikuar nga rrëzimi.