Telegrafi

Mungesa e gjenit pamundëson trashjen

Kjo enzimë ndikon në reagimin fiziologjik të organizmit në zvogëlimin e oksigjenit, ndërsa deri më tani është menduar se mungesa e enzimës FIH sjell vdekjen.

Rezultatet e reja nga Universiteti i Kalifornisë tregojnë se pa këtë enzimë, është e pamundur të rritet masa trupore te kafshët, madje edhe kur u jepet ushqim me sasi të madhe të yndyrës.

Megjithatë, kafshët e testuara kishin marrë më shumë frymë, duke thithur 20-40% më shumë oksigjen sesa në rrethana normale.

Revista Cell Metabolism bën të ditur se pasojë e kësaj kishte qenë shpejtimi i punës së zemrës dhe rritja e konsumimit të ujit për 30-40%. /Telegrafi/