Edhe pse jemi në mesin e muajit dhjetor shumë fermerë në zonën e Myzeqesë kanë ende ullinj pa vjelë.
Në Balaj dhe Biçakaj të njësisë administrative Karbunarë e Vogël në bashkinë e Lushnjës gjysma e sipërfaqes së zonave kodrinore është e mbjellë me ullinj.
Në këto fshatra jetohet me bujqësi ndaj vonesa e vjeljes ka bërë që ullinjtë të kalojnë pjekjen dhe të bien përtokë, shkruan Top Channell.
Edhe në këtë zonë kultivuesit e ullirit kanë hasur shumë probleme këtë vit, që nga mungesa e krahut të punës deri te mungesa e tregut për shitjen e vajit.