Telegrafi

Mungesa e dokumentacionit, tre ndërmarrje përjashtohen nga privatizimi

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) është obliguar të tërheqë nga Vala e 33-të e Privatizimit Ndërmarrjen e Re “Negroc” Sh.P.K., Ndërmarrjen e Re “Arllat” Sh.P.K, dhe Ndërmarrjen e Re “Fushticë e Ulët” Sh.P.K”, thuhet në një njoftim të kuaj agjencie.

Sipas saj, arsyeja e tërheqjes së këtyre tri ndërmarrjeve të reja nga vala 33 e Privatizimit është pamundësia e sigurimit të dokumentacionit kadastral të domosdoshëm nga ana e Departamentit për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë pranë Komunës së Gllogovcit.