Telegrafi

Mungesa e deputetëve, Konjufca afat partive: Kjo është jo serioze

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka quajtur jo serioze mungesën e deputetëve në vazhdimin e seancës plenare gjatë të enjtes.

Ai iu dha afat partive ta bëjnë kuorumin prej mbi 80 deputetëve në sallë për të votuar marrëveshjet ndërkombëtare, ndryshe do ta ndërpresë seancën plenare.

“Po ju jap afat grupeve parlamentare nëse nuk i sjellin edhe 10 deputetë unë e ndërpres seancën, pasi kjo është jo serioze dhe e vazhdojmë të martën seancën. Prej tash vetëm 10 minuta i keni afat kjo është vërtet jo serioze”, tha ai.