Kjo mund të bëjë që rreth 400 mijë qytetarë të Prishtinës me rrethinë mund të ballafaqohen me mungesë të ujit të pijshëm, duke pasur parasysh rënien e ndjeshme të nivelit të ujit në dy liqenet artificiale Batllavës dhe Prishtinës.
Zëdhënësja e Ujësjellësit rajonal të Prishtinës, Arieta Mjeku, ka thënë reduktimi i ujit do të jetë i domosdoshëm nëse thatësira e këtij dimri do të vazhdoj edhe më tutje. Mjeku ka shtuar se disa zona tashmë kanë nisur të ballafaqohen me reduktimin e vazhdueshëm të ujit, shkruan “Zëri”.
Megjithatë, mesi i janarit mund të sjell borën aq shumë të nevojshme për Prishtinën mirëpo rënia e madhe e nivelit të ujit në dy këto liqene ka krijuar shumë tokë të tharë e cila ishte mbuluar me ujë. /Zëri/