Site icon Telegrafi

Mungesa e anestezionit dhe pushimet “cungojnë” operacionet në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale

Foto: Ilustrim

Klinika e Kirurgjisë Abdominale në QKUK ka pezulluar programin elektiv gjatë muajve të verës, deri në shtator.

Arsyet janë mungesa e anesteziologëve dhe pushimet vjetore gjatë këtyre dy muajve, ndonëse kreu i kësaj klinike, Ferat Sallahu thekson se edhe në të kaluarën ka qenë kjo praktikë,

Megjithatë pezullimi i operacioneve është bërë vetëm tek ato raste ku nuk rrezikohet jeta e pacientëve.

Veçse, patologji të tjera me prioritet kryhen, teksa për rastet që janë shtyre deri në shtator, drejtori Sallahu thotë se pritje të gjata për pacientët nuk do të ketë.

Aktualisht numri i  intervenimeve kryera brenda një javë është 20 sosh, përjashtuar ato urgjentet.

Exit mobile version