Telegrafi

Mundohet t’ia rrëmben vajzën 7-vjeçe para syve, nëna nga Tajvani i jep leksionit rrëmbyesit (Video)

Një vajzë 7-vjeçe është ribashkuar me të ëmën në Nejh të Tajvanit, pasi një 33-vjeçar i identifikuar si Joe tentoi ta rrëmben në rrugë.

Ai fillimisht e tërhoqi zvarrë duke e kapur për çantë, kurse nëna e saj me gjithë forcën e luftoi derisa ai hoqi dorë dhe u largua, transmeton Telegrafi.

Në videon që e ka publikuar policia shihet Joe duke pritur para një restoranti, dhe më pas tenton ta rrëmben vajzën e vogël, derisa e ëma bën të pamundurën që ta shpëtojë.

Lufta mes të ëmës dhe rrëmbyesit ka zgjatur disa sekonda, dhe më pas asaj i dolën në ndihmë kalimtarët e rastit që detyruan rrëmbyesin të heq dorë nga misioni i tij.

Duke u munduar ta arsyetojë veprimin e tij në stacionin e policisë, rrëmbyesi ka thënë se kishte ngatërruar personat, pasi mendonte se nëna dhe vajza e saj ishin dikush tjetër. /Telegrafi/