Kosova në këtë aktivitet morri pjesë me katër mundës: Elvis dhe Veli Susurin, Bunjamin Berishën dhe Edon Shalën. Suksesin më të madh e arriti Elvis Susuri në kategorinë 55 kg, i cili u plasua i katërti.
Kosova në plasmanin e përgjithshëm u klasifikua në vendin e 18-të në mesin e 33 shteteve pjesëmarrëse. Kryetari i Federatës së Mundjes së Kosovës, Naim Muja, dhe bashkëpunëtorët e tij e kanë shfrytëzuar mundësinë e takimeve më përfaqësues të Federatës së Evropës dhe Botës. /Telegrafi/