Telegrafi

‘Mundio’ operator i ri virtuel në Maqedoni

‘Mundio’ i shtohet rrjetit të operatorëve për komunikiim në mes njerëzve, transmeton Telegrafi Maqedoni. Kështu thuhet në komunikatë drejtuar redaksisë sonë nga Ministria për investime të Huaja në Maqedoni.

“Mundio” është një ndër kompanitë më të mëdha botërore në sferën Mobile Virtual Network Operation (MVNO) pjesë e së cilës është edhe “Vectone Mobile Group”, i cili gjithashtu njihet si operatori virtual kryesorë në Mbretërinë e Bashkuar, ata ofrojnë shërbime ndërkombëtare në telekomunikimin celular dhe operojnë në 9 shtete edhe atë në Britani të Madhe, Francë, Holandë, Austri, Belgjikë, Suedi, Danimarkë, Portugali dhe Republikën Çeke, ku gjithashtu janë në fazën përfundimtare të hapjes së aktiviteteve të tyre në Qipro, Serbi, Itali dhe Zvicër.

Ministria për investime të Huaja në Maqedoni thotë se bindja e ”Mundio” ka ardhur pas disa muajve bisedime dhe negociata. Investimi do të kap vlerën prej 4 milion euro dhe do të krijohen 40 vende të reja pune./Telegrafi/