Tesla Cybertruck tërë kohën fiton vëmendje nga pretendimet e ndryshme që e rrethojnë, shpesh të ngritura nga vetë pronari i saj, Elon Musk.
Së fundmi, ajo po testohet se sa e aftë është të kalojë nëpër ujëra të thella, dhe me sa duket përgjigja rezulton të jetë pozitive, transmeton Telegrafi.
Ky test vjen pas propozimeve të Musk që Cybertruck do të jetë në gjendje të shndërrohet në “varkë” për periudha të shkurtra kohore, dhe do mund të kalojë lumenj, liqene, gjë që lë të nënkuptohet se rruga e përmbytur nuk do të jetë problem për të.
Cybertruck will be waterproof enough to serve briefly as a boat, so it can cross rivers, lakes & even seas that aren’t too choppy
— Elon Musk (@elonmusk) September 29, 2022
Gjatë testimeve të cilat janë postuar në kanalin TechRax në Youtube, Tesla ka arritur të bëjë disa kalime në ujëra me thellësi të ndryshme.
Megjithatë, testi nuk ishte një sukses i plotë, pasi dy prej pjesëve plastike të saj u zhvendosën nga pozicionet e tyre si pasojë e ujit.
Duke pasur parasysh popullaritetin e Cybertruck, në të ardhmen priten edhe video të tjera të cilat ‘do të hedhin dritë’ mbi aftësitë e saj. /Telegrafi/