Acura NSX Type S, Nissan GT-R Nismo, Porsche 911 Turbo S dhe Chevrolet Corvette Stingray janë katër nga makinat me performancë më të shpejtë dhe më emocionuese në treg, por cila prej tyre është më e përshtatshme për një gjë të tillë?
Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, djemtë në Throttle House i vendosën këta të katër kundër njëri-tjetrit për një seri garash në Willow Springs International Raceway në SHBA, përcjell Telegrafi.
Së pari, “numrat”.
Duke filluar me GT-R Nismo, ai është i pajisur me një V6 3.8-litërsh me turbo me 592 kf dhe 652 Nm çift rrotullues, që do të thotë se përputhet shumë mirë me Acura NSX Type S që ka një V6 3.5 litra me dy turbo, tre motorë elektrikë dhe prodhon një fuqi të kombinuar 600 kf dhe 667 Nm.
Kryesuesi i “paketës” është gjenerata 992, 911 Turbo S me 3.8 litra turbo me 640 kf dhe 800 Nm.
Sa i përket C8 Corvette, ajo është e pafuqishme në krahasim me pjesën tjetër, e vlerësuar me 495 kf dhe 637 Nm. /Telegrafi/