Site icon Telegrafi

A mundet një sulm i papritur nga Kina të mposhtë ushtrinë amerikane?

Në rast lufte me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbi territoret e diskutueshme të Paqësorit, forcat kineze me shumë gjasë do të sulmonin forcat e vendosura amerikane në Japoni, Guam dhe në det.

Kështu së paku shkruan analisti Sam Goldsmith në një artikull për Naval War College Review, sipas të cilit ushtria amerikane duhet të jetë e gatshme të mposhtë çdo përpjekje të Kinës për të filluar sulme të papritura duke përdorur armë jo-nukleare, përcjell Telegrafi.

“Në rast të ndonjë konflikti të mundshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina jo vetëm që do të përdorë armët konvencionale, por edhe një varg opsionesh vdekjeprurëse”, shkroi Goldsmith.

Ushtria Çlirimtare e Popullit do të sulmonte forcat e SHBA-së që shkojnë drejt në perëndim drejt Paqësorit, ka shtuar ai.

Në zbatimin e kësaj strategjie, Ushtria Çlirimtare e Popullit, vlerëson Goldsmith, do të punojë me katër degët e shërbimit, atë të Ushtrisë, Marinën, Forcat Ajrore, dhe Forcat e Artilerisë.

Me këtë rast, thuhet në shkrimin e publikuar nga The National Interest, nëndetëset e forcave të Marinës kineze do të organizonin sulme nënujore kundër anijeve amerikane dhe nëndetëseve në port ose në det, si dhe do të godisnin objektet tokësore me raketa.

Po sipas tij, sulmet ndaj bazave të SHBA-së do të mund të ndodhin me raketa me rreze të gjata të lëshuara nga avionët luftarakë të ushtrisë, ose raketa të nisura nga kontinenti kinez.

“Ushtria amerikane duhet të jetë e gatshme të përdorë ndonjë strategji për reaguar kundrejt tyre”, ka thënë Goldsmith.

“Qëllimi do të ishte që t’i sigurojmë ushtrisë amerikane të jetë e gatshme për sulmet e para nga ushtria kineze, dhe nëse është e nevojshme, të sulmojë armët e ushtrisë kineze, në mënyrë që të lehtësojë operimin e forcave amerikane”, ka thënë ndër tjerash Goldsmith. /Telegrafi/

Exit mobile version