Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo do të duhet të shënojë edhe 13 gola në 11 ndeshjet e ardhshme për të thyer rekordin e legjendës Omar Sivori.
Ronaldo vazhdon të ndjekë rekordet me fanellën e Zonjës së Vjetër dhe ende mund të bëhet lojtari më i shpejtë që arrin shifrën e 100 golave.
Në këtë rekord, ylli portugez ka punë me legjendën Sivori, i cili mban aktualisht rekordin.
Sipas IlBianconero, Sivori, i cili kaloi tetë vjet me Juventusin midis 1957 dhe 1965, shënoi 100 gola në vetëm 124 ndeshje me Bianconerët.
🇵🇹 Ronaldo has scored 87 times in 112 Juventus games, meaning he needs 13 goals in the next 12 games to match Omar Sivori's current record of hitting 100 goals from 124 games.
Juve play AS Roma this Saturday. 👀 pic.twitter.com/oiM8ymFLnf
— Jyotirmoy Halder (@iemjyo) February 4, 2021
Në anën tjetër, sipas Transfermarkt, Ronaldo ka shënuar 87 herë në 112 ndeshje të Juventusit, që do të thotë se i duhen 13 gola në 12 ndeshjet e ardhshme për t’u barazuar me Sivori.
Nëse Ronaldo shënon 13 gola në 11 ndeshjet e ardhshme, ai do të ishte i vetëm në krye të listës së rekordit. /Telegrafi/