Sipas disa analizave, meshkujt që kanë qenë të pamartuar kanë pasur një përqindje të vdekjes 27% më të lartë sesa ata që kanë qenë të martuar.
Ideja e ‘avantazhit të martesës’ për shëndet dhe lumturi ka ekzistuar për më shumë se 150 vite. Në vitin 1858, epidemiologu William Farr kishte zbuluar që njerëzit e martuar jetonin shumë më gjatë, ndërsa të pamartuarit i kishin mundësitë më të mëdha për të vdekur nga sëmundje të ndryshme të asaj kohe, transmeton Telegrafi.
Disa studime të publikuara në CANCER, të bëra nga hulumtues të ndryshëm të cilët i kishin marrë të dhënat e 800,000 amerikanëve, të gjithë të rritur dhe që ishin diagnostikuar me kancer gjatë vitit 2000-2009, tregojnë që ky ‘avantazh’ duket të jetë prezent edhe në ditët moderne në Amerikë.
Ata i kishin ndarë të dhënat në bazë të të ardhurave, racës, statusit të sigurimit dhe faktorëve tjerë, dhe kishin zbuluar që pacientët e pamartuar të diagnostikuar me kancer janë duke pasur përqindje më të lartë të vdekjeve sesa ata të martuarit.
Sipas analizave, meshkujt që ishin të pamartuar kishin 27% mundësi më të larta sesa ata të pamartuarit që të vdisnin. Ndërsa te gratë, ishte 19% më e lartë.
Maria Elena Martinez, një nga hulumtueset e këtij studimi, thotë se ky studim tregon që në të ardhmen pacientët e pamartuar mund të kenë nevojë për lloje tjera të intervenimeve për t’i rritur mundësitë e tyre të shpëtimit. /Telegrafi/