Sistemi ekonomik linear që daton qindra vjet më parë, nuk është më aq i qëndrueshëm përballë mbingarkesës së vazhdueshme, varfërimit të burimeve, degradimit të mjedisit dhe ndikimit në mirëqenien shoqërore, çështjet me të cilat njerëzimi po përballet vazhdimisht.
E si alternativë e qëndrueshme përballë këtij sistemi, po shihet të jetë sistemi i ekonomisë qarkore.
Ekonomia qarkore ka në fokus dizajnimin e produkteve me një qasje rigjeneruese në sistemin e prodhimit dhe konsumimit, pra “Prodhim-Konsumim-Ripërdorim”, për dallim nga ekonomia lineare që bazohet në “Prodhim-Konsumim-Hudhje”.
Por sa përbrendsohet ekonomia qarkore në politikbërje, tregon Besfort Kosova, nga organizata “Balkan Green Foundation”, në storien e përgatitur nga “7 Ditë me Panxhën”.
E megjithëse nuk ka zbatim të mirëfillt a të mjaftueshëm të reciklimit të mbeturinave, dikush po e zbaton këtë mjaftë mirë.
Në Parkun e Biznesit në Drenas, gjendet kompania “Plastika”, e para në Kosovë, që bënë riciklimin e mbeturinave të folisë dhe plastikës si lëndë të parë për prodhimin e folisë për Ndërtimtari.
Për të kuptuar më shumë rreth ekonomisë qarkore shikojeni storien në vazhdim.