Në Ditën Ndërkombëtare të Mbulimit Universal me Shërbime Shëndetësore, Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë organizon tryezë diskutimi me temën “Sigurimet shëndetësore po fillojnë?!”.
Kjo tryezë është e katërta me radhë e organizuar nga PRAK e cila ka për qëllim diskutimin e mundësive dhe sfidave për implementimin e sigurimeve shëndetësore në Kosovë.
Të pranishëm në këtë tryezë janë përfaqësues të institucioneve shtetërore, nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ekspertë dhe njohës të sigurimeve shëndetësore, OJQ dhe palë të tjera të interesit.